EVENTS

Formimi profesional dhe punësimi - 14.11.2017

Europe Agency dhe Europe Training Institute zhvilluan një takim me studentët e Kolegjit Universitar “Bedër”, lidhur me mundësitë e punësimit brenda dhe jashtë vendit.

CEO i agjensisë së punësimit “Europe Agency”, Ermal Jauri, gjatë takimit dha disa këshilla të vlefshme për studentët, për të qenë të zotë në tregun e punës, si dhe për rëndësinë e komunikimit në një vend pune.

Më tej z. Jauri paraqiti përpara studentëve mundësitë që ata kanë për internshipe dhe vende pune në kompani të ndryshme nga mbarë bota, me të cilat kjo agjenci ka bashkëpunime.

Në përfundim të takimit, ai ftoi të gjithë studentët e interesuar që të aplikojnë për vende pune dhe trajnime profesionale që ofrohen nga Europe Agency dhe Europe Training Institute.

 


Warning: mysqli_num_rows() expects parameter 1 to be mysqli_result, null given in /var/www/career.beder.edu.al/web/sub/calendar.php on line 35

Warning: mysqli_free_result() expects parameter 1 to be mysqli_result, null given in /var/www/career.beder.edu.al/web/sub/calendar.php on line 50