EVENTS

Paketa e Policës së Sigurimit të Studentëve + Sigurim Jete për Prindin - 2.12.2016

Kompania e sigurimeve SIGAL, pjesë e Uniqa Group Austria, prezantoi sot para studentëve të Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) paketën e Policës së Sigurimit të Studentëve + Sigurim Jete për Prindin.

Kjo paketë, e cila vjen si risi në tregun shqiptar të sigurimeve, është dedikuar vetëm për nxënësit dhe studentët. Studentët e Universitetit Bedër që duan të marrin këtë paketë përfitojnë 70 % ulje nga çmimi i isaj fillestar.